16 vjeçarja shqiptare, një nga personat me inteligjencën më të lartë në Gjermani

Gerta Miftari është është mërgimtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.

Ajo është shpallur nga Ministria e Arsimit në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton.

“Ende nuk e kam realizuar të jem personi me inteligjencën më të lartë, por shkolla dhe ministria më ka cilësuar si të tillë dhe jam shumë e lumtur. Unë nisa të jap mësim falë një programi për njerëz që mësojnë gjuhën gjermane dhe unë u bëra pjesë. Unë e kam dashur shumë lëndën e gjuhës dhe mësuesit e kanë parë interesin tim dhe kështu më rekomanduan të jap mësim për personat që nuk e kuptojnë shumë mirë gjuhën gjermane. Shqiptarët më kanë përkrahur gjithmonë dhe e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën. Këtë vit do doja shumë të kaloja pushimet në Kosovë dhe Shqipëri”, tregon Miftari për ATV.

Gerta Miftari, ndonëse është vetëm 16 vjeçe, ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe. Ky libër titullohet “Coldhearted mafía boss” dhe është një përzierje e zhanreve të krimit dhe romancës.

Gertës i duhet edhe një vit për të përfunduar shkollën e mesme dhe më pas synon të vazhdojë studimet për drejtësi.