5 vjeçari që njeh më shumë se 25 lloje të veturave (Video)

Shpesh herë pasionet që fëmijët e vegjël kanë mund të na çudisin, shkruan OnAir.

I tillë është edhe pasioni i këtij 5 vjeçari. Ai quhet Dielli Bruçi dhe është i apasionuar pas makinave. Ai mund të dallojë rreth 25 lloje të ndryshme vetëm duke u parë logon. Për të makinat e preferuara janë ato të markës “Mercedes”.

Ky pasion i tij ka nisur që në moshën 1 vjeçare e disa muaj. Në këtë moshë ai filloi të memorizojë veturat të cilat i kalonin afër. Pavarësisht kësaj informacionet për makinat nuk janë të vetmet që ai ka. Ai gjithashtu di edhe shumë informacione rreth dukurive të ndryshme shkencore.

Edhe pse që në këtë moshë të vogël ai ka memorizuar kaq shumë gjëra, ai thotë se ëndërra e tij është që në të ardhmen të bëhet futbollist.