A do ta respektojë Vetëvendosje marrëveshjen e Uashingtonit, flet Mimoza Kusari

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit të Kuvendit të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha në emisionin DP te Fidani në T7 se Marrëveshja e Uashingtonit është më shumë një listë zotimesh mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ajo ka komentuar edhe raportin e fundit amerikan të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

“Së pari janë zotimet si në cdo mar r ëv eshje. Kemi pasur zotime individuale në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe SHBA-së. E në marrëveshje, e cila ka pasur tit ullin normalizim ekonomik, që edhe e kemi dis kutuar se ka pasur cdo gjë, e ndër to janë diskutuar edhe resurset natyrore të Kosovës.

Ka pasur diskutim për shfrytëzimin e Ujmanit, për shfrytëzim natyror, rekreacion etj, ajo përdoret edhe për ujë të pijshëm. Për rekreacion nuk e përdorim pasi kemi pro bleme me siguri në atë pjesë të Kosovës. Është e rëndësishme lëvizja e lirë së pari. Sa i përket dokumentit duhet një analizë pasi për kohë shumë të shkurtër nuk kam mundur ta analizoj por mund të them se SHBA mbetet partner strategjik dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha çështjet”, tha ajo.

Tutje ajo thotë se marrëdhëniet e VV-së me SHBA-në janë të mira, duke mohuar se ka pasur ndërprerje të komunikimit me administratën amerikane në Kosovë.

“Edhe një herë po e them se me SHBA kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm që do ta vazhdojmë. Kemi takime me zyrtarë të lartë dhe do të vazhdojmë të diskutojmë. Ne me SHBA kemi edhe të kaluar. Kemi edhe deklaratën e Kurtit se marrëveshja është mirë të përfundojë në kohën e presidentit Biden. Ne e dimë se në procesin e çl irimit të Kosovës dhe shtetndërtimit SHBA-në e kemi pasur pranë. Si shefe e GP mund të them se bashkëpunimin me administratën e SHBA-së në Kosovë kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Nuk kemi pasur asnjëherë ndërprerje të komunikimit. Neve na konsiderojnë si qeveri me kre dibilitet të madh”, shtoi ajo.