“A e din se kur e ke dikënd në zemër, Instiktivisht e din që diqka s’osht n’rregull.S’mund ta imagjinoj dikënd tjetër duke të t’prekur-POEZI

POEZI DASHURIE
Ne momentin që më tha,
E kom pagu biletën,
Disi u tmerrova që e kishte kuptuar
të vërtetën,
Asaj mund t’ia ndërroja përgjigjet,
Por vetes s’mund t’ia ndërroja ndërgjegjen,
I thash vetes le t’bëjë çfarë të dojë,
Tradhtinë me ma fal kurrë nuk ia kërkoj,
Qielli m’u rrotullua kur e pashë
aeroplanin afër,
Pesha e gabimit m’a kishte rënduar qafën,
Dhe ja ku vjen ajo që gjithmonë më ka dashur,
Me lot në sy m’u afrua,
Pastaj me preku faqen,
-“A e din se kur e ke dikënd në zemër,
Instiktivisht e din që diqka s’osht n’rregull..
Per këtë dashuri sa shumë jemi përpjekur,
Mos vallë ende jemi të pa pjekur,
S’mund ta imagjinoj dikënd tjetër duke të t’prekur,
Më thuaj nga kjo histori çfarë ka mbetur”..