A e ka vërtet emrin Xhemile/ Xhemi Shehu më në fund tregon emrin e saj të vërtetë po atë të vërtetin fare ama.

Ditën e djeshme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte e ftuar Xhemi Shehu. Në një bisedë shumë të këndshme, Xhemi zbuloi emrin e saj të vërtetë ndër të tjera. Ajo tregoi se emrin e ka Xhemi, edhe pse të shumtë kanë qenë ata që e kanë ditur ndryshe.

O Zot prap me këtë pyetje… Si ka mundësi që ma bëjnë përsëri këtë pyetje? Nuk e kam kuptuar kurrë se pse njerëzit mendojnë se duke më thënë e ke emrin Xhemile, mendojnë se më shajnë… Çfarë të keqe ka ta kesh emrin Xhemile? E kam Xhemi! Dhe po ta kisha Xhemile s’do të kishte asnjë problem”.

Gjithashtu, moderatorja zbuloi një fakt shumë të veçantë, pasi tregoi se në ndihmë për t’ia vendosur emrin i ka ardhur edhe babai i Elia Zaharias, pasi në atë periudhë ishte e vështirë t’ia lejonin zyrat këtë emër modern për kohën.

“Mami më ka thënë se kur jam regjistruar në gjendjen civile ka ndihmuar babai i Elia Zaharias. Kjo sepse ato në gjendjen civile thonin ç’është ky emër Xhemi, dhe donin të ma vini Kafaze, Pëllumbeshë”