A e keni parë “Lagjen e hajnave të politikës” 122 vila të bardha qe kushtojnë deri 1milion

Vetëm 4 kilometra larg Prishtines, paralel me rrugën, ku vetëm ministri dhe drejtori i vodhi 52 milionë euro e u lirua, pasanikët e bërë të tillë me lekë kr,imi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.

Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, krimi,nelë, trafikantë dr,oge, armë,sh e femrash.

Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 1milioneuro.