A është duke bërë punën siç duhet deri më tani Presidentja e vendit?!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Turqi ku po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – SEECP.

Osmani ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të presidentit së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ajo ka udhëtuar atje së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj, gjë që e ka konfirmuar edhe këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Ftesë me familje kanë të gjithë presidentët dhe kryeministrat pjesëmarrës në samit. Ka program të veçantë zyrtar për zotërinë e parë dhe bashkëshortet e presidentëve të tjerë.

Presidentja është ftuar zyrtarisht me familje. Shpenzimet e qëndrimit i mbulon nikoqiri, ndërkaq biletat e udhëtimit janë mbuluar privatisht nga Presidentja. Pra asnjë cent nga buxheti i shtetit të Kosovës nuk është shpenzuar për familjen e Presidentes”, ka thënë Kupina

Në samitin që po mbahet në Turqi, janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Juglindor.