A po doni Kosova me konë Mbretni, me mbret Valentino Corleone!VIDEO

“Valentino-Vali Corleone në rrugë për me u bo Kosova Mbretni, e për mbret me pas, Valin, Valentino Corleone!Megjithatë, ai në hapësirat e tij ku po jeton të jep përshtypje se po i ka do kushte me konë mbret; pare po ka me bollëk, në momente të caktuara po i teprojnë ato dhe nuk i mungon asnjë sen, veç me shpall Kosovën mbretni, sepse qent i ka, i ka macet dhe do kushte që po lypen për mbretni!

King Valentino Corleone  në një intervistë ekskluzive për “Express Rozë”

Vali ka prezantuar në detaje veturën e tij të re Brabus G700 Limited Edition e cila kap vlerën e mbi 1 milionë eurosh.

“Brabus Limited Edition dhe special për King Valentino Corleone, me ngjyrë army (ushtrie) mat e cila është më e rrezikshmja në botë, i gjithi është i veshur me carbon, fellne 24 zoll plantinum edition, vlera e fellneve me goma sillet rreth 35 mijë euro, ulëset e veturës dhe pjesa e brendshme janë me lëkur krokodili dhe e pajisur me galaxy star”, tha ai për Express Rozë.

Ndër të tjera ai tregoi se vetura që ai posedon është e ngjashme me të Jay Z dhe Beyonces, por që ‘bisha’ e Valit është më speciale.

“Ky Brabus Limited Edition special for King, Beyonce dhe Jay Z e por e kanë pak më të thjesht, seriozisht ky është më i forti, për fansat e kerreve, duhet ti tregoj kuaj fuqitë, nga fabrika ka dal me 750 kuaj fuqi por tani i ka fiks 1001 kuaj fuqi”, tha ai.

Po ashtu ai ka treguar edhe vlerën e tij, teksa ka thënë se në rast se e gjen ndonjëri një veturë identike si e tij “Limited Edition” deri në 5 milionë euro, ai do të ofrojë dyfishin.

“Çmimi i kësaj makine total është 1 milion e 100 mijë euro, por mua më është bërë pak më lirë, edhe pse në portale është publikuar si 600 mijë euro, unë po iu them se s’munden ta gjejnë as me 5 milionë, kush e gjen njësoi i ka nga unë 10 milionë”, përfundoi Vali./Express/

Fellnet 24” Z Platinum Edition

Galaxy Star brenda veturës së Valit