”Albin duhet me qenë shkop magjik e me t’besu harambashët!”

Nga Shefqet MANI-

“Kryeministri shqiptar, Albin Kurti, ardhja e tij në kohë turbulencash për fatin e kombit është një mundësi, është një tregues Perendie për të vepruar drejtë e mençur, është momenti i tij brenda konceptit transparencë që alarmon ndryshime rrënjësore në mentalitetin politik shqiptar!
Opozita qesharake, pa elitë për 20 vite e kishte gëlltitur e nëpërkëmbur shtetin dhe pushtetin e vetë. Dhe, dhe vjenë një ditë e ju shafqet një arë e fortë, një kokë përballjeje, një kokë që doli nga realiteti jonë, Albini Kurti!

PDK (Hashim Thaçi-Kadri Veseli) kishte instaluar mbretërinë e tyre në Kosovë!Kjo mbretëri për shumë vite përkrenaren e Hashimit po e stolisnin me shumë merita hipotetike, krejtë me idenë se si me i shtruar udhën “mbret Thaçit” drejt mandatit të përjetësisë.
Dhe ky refren akoma po vazhdon!Në koluare po trumpetohet: Thaçi vlerë, Thaçi nevojë, Thaçi parti, Thaçi demokraci, Thaçi përfaqësim, Hashim Thaçi lider historik i pakontestueshëm.
Jo, nuk është kështu, nuk është sepse edhe Enver Hoxha në pushtet erdhi ngjashëm sikurse Hashim Thaçi; Enverin në pushtet e sollën serbët, jugosllavët, ndonëse Hashimin në pushtet e sollën francezët dhe serbët!

Tani, kjo linjë, kjo opozitë ka tre muaj që loz opozitarizëm shumë qesharak, loz rolin e një opozite që momentin ta bën të mërzitshëm, ta bën të lodhshëm. Në fakt, ka do muaj kjo opozitë nuk po arrinë të përfaqësoj as vetveten, përkundrazi po përfaqëson paaftësinë e saj më shumë metaforike se sa politike!Këto struktura për parim kanë elementin turbulles në vend dhe nuk jep shpresë për sfidat e të ardhmes dhe për një parti me fytyrë tjetër!Dhe ky është një stërmbullarë me shumë kundërshti dhe inate; aty, brenda kësaj kuzhine nuk po punohet as për ideologji as për ruajtje të staturës PDK (Thaçi-Veseli), ngase kjo qendër tanimë e pakonsoliduar nuk mund të thuhet se është parti e fjalës së lirë, grup i vlerave demokratike që mund të përfaqësonin shtresat më të përshtatshme të të rinjve, as afirmimet e reja!

PDK realisht është një formacion pa identitet dhe një “lesh arapi”, ku bëhet garë për të mbrojtur liderucat përbrenda kësaj partie!
E në të gjithë këtë kaos në Kosovë, Kryeministri shqiptar, Albin Kurti ka plot komoditet që të jetë gjithnjë e më shumë indiferent ndaj një opozite që nuk e njeh as për së afërmi konstruktivitetin si parim jetik në sistemin parlamentar.Është e tepër dhe humbje kohe me i dëgju idealistët e lodhshëm, ata që kanë përmbyllur shumë keq misionin e tyre!
Kjo opozitë në hapat e parë të pushtetit demokratik në Kosovës, të qeverisur nga Albin Kurti për politikë e konsiderojnë këtë filozofi:

-Albin u bënë 100 ditë, nuk bëre asgjë!
-Albin pse nuk i përgjigjesh Molliqajt!Në këto rrethana kush është Molliqaj, kë përfaqëson ai grupacion!Nuk përfaqëson asnjë kauzë; nuk përfaqëson, nuk ka legjitimitet, nuk i ka dy korra njerëz me vete!
-Albin, as nuk e ktheve Çakorrin, as Muqibabën, as nuk e bashkove Mitrovicën që e ndau Hashimi, as tek Liqeni Trump nuk keni shkuar!(Sikur Hashimi që shkonte në shoqërinë e BIA-s;
-Albini nuk e heqe specialen
-Nuk i bëre rrogat si në Zvicër

-Nuk respekton propozimin e Memlit, djalit të Milazim Krasniqit me e bë rrogën 1000 franga!
-Faj ka Albini pse unë 7 ditë dëshiroj me shku në Maldive!”.
“Të gjitha fajet i ka Albini”