“Albin e Vjosa mbështeten nga Amerika dhe Evropa!”

Vojislav Sheshel në televizionin serb Pink, kur u pyet për administratën e Biden në Shtëpinë e Bardhë, Sheshel dha edhe përgjigje morbide, kur u pyet se a pret që Bideni të kthejë SHBA-në në rolin që kishte si lider absolut në botë.

“Pyetja është se sa do të jetojë gjatë”, tha ai për të vazhduar: “Gjithsesi, po shihet se do të ndikojë shumë keq, politika amerikane ngadalë po kthehet në binarë të vjetër, asgjë të mirë nuk na ka sjellë asnjëherë, po kthehet në binarët e Bill Clintonit”.

Sheshel ka thënë se Serbia kaloi periudhë të mirë për sa kohë qeverisi me SHBA-në Donald Trumpi. “Ajo çfarë ka bërë Trump për katër vite ka qenë lehtësim i madh, Serbia ka marrë frymë lirshëm. E tash a do t’i përmirësojë ai (Bideni) marrëdhëniet strategjike me partnerët evropianë apo jo, kjo është fakt se do i ndreq e forcojë marrëdhëniet, por edhe për Ballkanin do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka shtuar Sheshel.

Sheshel foli për Bidenin, por edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.”Kam folur dhe më parë, ju kam ofruar një fakt edhe më herët, por ju nuk më besoni në atë që kam thënë dikur, fakt të cilin po e përsëris dhe tani se, Hashimi dhe Madelein ishin dashnorë”.Sipas Sheshelit, Thaçi është harruar tashmë nga Bideni, që dikur e kishte quajtur George Washingtoni i Kosovës.

“Më nuk iu duhet, për sa kohë iu desh e shfrytëzuan. Forcat perëndimore tani e kanë ndryshuar strukturën politike në Kosovë!Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbështeten nga Amerika dhe Evropa!Kordinatat e tyre po lëvizin në binar të interesit të tyre dhe të gjithë këto përballë kanë Serbinë”, ka thënë ai.