“Albin Kurti i vetmi lider që nuk e gënjeu popullin për liberalizimin e vizave“ Pas takimit në Francë tha troç

Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari, e ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Francë.

Kurti i cili u taku me presidentin francez Emmanuel Macron, pas takimit që zhvilloi tha se ‘nuk ka shenja për liberalizim të vizave’.

E kjo deklaratë e Kurtit sipas Pozharit tregon se kryeministri është i vetmi lider që nuk e gënjeu popullin për liberalizim.

Postimi i plotë:

Albin Kurti i vetmi lider që nuk e gënjeu popullin për liberalizimin e vizave. Pas takimit në Francë tha troç: Nuk ka shenja për liberalizimin.

Tjerët uronin dhe festonin me shampanjë.

Populli din të mirëkuptojë kur nuk i mashtron.”