“Albin Kurti nuk e ka gajle që ne jemi pa viza, pa pare“

Syla ka thënë se për shumë kënd Kurti mund të jetë figurë e pëlqyer brenda vendit, por ka thënë se liderët që kanë mbrojtur Kushtetutën e vendit të tyre para marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk kanë pasur fund të mirë.

“Shikoni Gjermanisë cfarë i ndodhi kur nuk respektoi Traktatin e Versajes. Greqinë në rastin e Qipros që mbeti e ndarë në gjysmë”, tha ai.

“Albin Kurti nuk e ka gajle që ne jemi pa viza, pa pare. Kurti po sillet si një super lider i majtë në nivel bote.

Ai ka dëshirë të marrë përkrahje të madhe nga të majtët në Gjermani, Itali e tjetërku në Europë. Ai dëshiron të thotë se Syriza në Greqi nuk është asgjë në krahasim me ne”, shtoi Syla.