Albin Kurti po e bën Kosovën me deti.. / Kosova po i kërkon 33 mijë metra katrorë në Kamenovo nga Mali i Zi

Më herët, Vijesti nga Mali i Zi raportoi për kontestin gjyqësor mes Kosovës dhe Malit të Zi për 4555 metra katrorë në Budvë. Por, një kontest tjetër pronësor duket të jetë edhe më i rëndësishëm. Ai për 33 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Kamenovos.

Mos-marrëveshje për dekada të tëra mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte edhe kthimi i 33 mijë metrave katrorë tokë.

Gjiri në fjalë thuhet të jetë përdorur nga Kosova për t’i dërguar punëtorët e ndërmarrjeve publike në pushime gjatë kohës së ish Jugosllavisë, përcjell Periskopi.

Tash, kjo pronë i takon kompanisë “Rekreaturs” por për të cilën pritet që Kosova të vazhdojë përpjekjet ligjore.

Agjencia Kosovare e Privatizimeve nuk po heq dorë nga 33 mijë metrat katrorë në Kamenovo – shkruan Vijesti.

Por, kontesti për pronësinë e gjirit të Kamenovës po bëhet edhe nga banorët lokalë të cilët thonë se kurrë nuk janë kompensuar për shpronësim.