Albin përshëndetje nga populli: 955 Zyrtarë publik do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë…

955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër K orrupsionit (AKK) në një konferencë për media.

Ai tha se ky institucion ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.Ai ka shtuar se nga dita e hënë e javës së ardhshme fillon procedura e verifikimit për kontrollin e pasurisë.

“Bazuar në ligj pasi të bëhen publike deklaratat , fillon edhe procedura e shortit. Pjesë e deklarimit janë 4,766 zytarë të lartë. Verifikimi këtyre që u hodh shorti fillon që nga dita e hënë. Dhe nga kjo ditë fillon procedura e verifikimit dhe pritet të përfundoj diku në dhjetorë” , tha Havolli.

Sipas kreut të AKK-së, nga 4,766 zyrtarëve publik, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
“Trendi i mosdeklarimit të pasurisë nga viti ne vit është diku rreth 2 për qind”, shtoi ai.