Amaneti Patriarkut Irinej “Amanet Kosovën, mos ua falni shqiptarëve“!

Amaneti i fundit i Patriarkut serb Irinej, para së të h umbte j etën nga Covíd-19 ishte që Serbia mos të hiqte dorë nga Kosova. Kështu është shprehur Peshkopi Teodosije, në një reagim që ka bërë për vdekjen e Kreut të Kishës Ortodokse. Më tej, ai e konsideroi Kosovën si një vend të shenjtë dhe se Sebia pa tokat e saj nuk do të ekzistonte më. Peshkopi gjithashtu tha se nëse heqin dorë nga Kosova, nuk do të jenë më si paraardhësit e tyre, do të jenë të ndryshe.

“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë. Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Teodosije.