“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët”

Vuçiq nostalgjik për kohën Trump!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic në një intervistë në televizionin publik RTS, ka thënë se vendi i tij nuk ka pasur përkrahje nga Amerika në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët.

Vucic tha se shërbimet e Serbisë e dinin se ka pika të vëshira për Serbinë.

‘Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.

Ai ka thënë se i din se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë situate kishte mbi ne dhe ata”, duke shtuar “Mjafton që ata të thonë – ne do të tërhiqemi nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”.

“Në Uashington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë kishim shkuar, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin. Ne ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”.

Ai deklaroi se donte të arrinte “një fitore të vogël dhe të bënte gjëra të mira për fëmijët dhe të ardhmen e Serbisë”.

“Serbia nuk është aq e parëndësishme sa dikur. Tani është më e pasur dhe më e fortë. Shumë do të na predikojnë, por ne do u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”.