Ashtu siç Millosheviç e humbi Kosovën! Edhe Vuçiq do e humb Preshevën dhe Nishin e Shqiptarëve!

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar në lidhje me zhvillimet e fundit në botën shqiptare në Ballkan Perëndimor.

Ngjela ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke luajtur lojën e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, vizitoi Liqenin e Ujmanit, për të ngritur tensionin në Serbi.

Ai ka komentuar edhe veprimin e Vuçiqit, i cili u zmbraps nga mobiIizimi i tij me ushtrinë, duke e quajtuar këtë sorallatje të turpit.

Sipas avokatit Ngjela, liderët shqiptarë janë gënjyer nga Moska, se Amerika nuk ka interes më për Kosovën. Ai ka theksuar se i pari që ra brenda kësaj është Hashim Thaçi, pasi sipas Ngjelës, ai do destabilizimin e Kosovës, për shkak të “akvuzës nga Gjykata Speciale”.

Avokati më tej ka thënë se Serbia gjendet nën presionin e plotë nga Gjermania, aleati i dytë kryesor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela ka pyetur nëse Vuçiq po don lutfë botërore, edhe pse sipas tij, Rusia nuk mund ta ndihmojë Serbinë për shkak se nuk ka para.

“Serbia e Milosheviçit e humbi me turp një lutfë me Amerikën, dhe u çlirua Kosova, mos kërkon edhe Vuçiçi të humbasë edhe ky një lutfë tjetër që të çlirohet edhe Presheva shqiptare, edhe Nishi shqiptar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ngjela në fund ka theksuar se gjithçka po shkon drejt shqiptares në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, sipas tij, kor rup sioni shqiptar duhet të dorëzohet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Çfarë po ndodh me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor?