Bebe Rexha së shpejti pjesë e “Net flix”

We The People”, quhet seriali i animuar i “Net flix”, në të cilin këngëtarja e famshme me ori gjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë. Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ri bashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Net flix, “We the People”

Seriali prej 10 episodash i Nee, i prod huar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe ani macion për të eduku ar një brez të të rinjve amerikanë.

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë si HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.

Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell. “We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në “Net flix”, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Downing dhe Kendra Ryan.

Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në “AFI DOCS” më 24 qershor. Këtë lajm Bebe e ka ndarë në rrjetin e saj so cial Twitter ku shprehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë me këngën e saj “American Citi zien”

Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Daily Star”, Rexha ka folur edhe një herë tjetër për traditat shqiptare, ama kësaj rradhe për ato që i pëlqejnë më pak. Artistja zbuloi se si ashtu si mamaja e gjyshja e saj edhe atë donin ta mar tonin në moshë të re, sipas traditës shqip tare./ Konica.al/