Daçiç: E dija për Kurtin, Palmer më tha se tani do merremi me një parti që do “Shqipërinë e Madhe”

Ivica Daçiç ka thënë se e dinte se kush pritej t’i fitonte zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje do të fitoj.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”,- deklaroi Daçiç .

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”. “Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.