Deputetja e PDK-së: Albin, kur do të raportosh në Kuvend për takimin me Vuçiqin?

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryeminitri Kurti e ka obligim shtetëror dhe moral që të raportojë në Kuvend për takimet në Bruksel, sidomos atë me Vuçiqin.

Musliu-Shoshi e ka pyetur publikisht se a do të raportojë në Kuvend, dhe nëse po kur do të ndodhë kjo.

“Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?

Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.