Dikur, Vuçiq: ”Hashime, Mogherini ka shumë dëshirë t’puthet me ty! Mos u bëj se s’di serbisht” (Video)

Në bazë të video-pamjeve të publikuara nga presidenca malazeze gjatë takimit, shihet se liderët takojnë njëri-tjetrin duke u përshëndetur me shtrëngime duarsh.Në këtë rast, ish presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, të cilin më parë gjatë një rasti e kishte injoruar /Pamje mePosht

E në ndërkohë, teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiqi vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”.Pas kësaj deklarate të Vuçiqit. (minuta 0:45)”