“Do të vr i tem së shpejti”, i riu azer kërc ‘ënohet pasi dha intervistë për mediumin ar men

Pasi u mbi jetoi pla g ëve nga a r ma e zjar rit, the rjes me th ikë dhe  rra h jes së rëndë në qytetin ku banon, Nantes të Francës, aktivisti i njohur azer, Mahammad Mirzali, thotë se ka marrë para lajmërime të reja dhe se jeta e tij është në rre  zik.

Kër cë nimet ndaj tij kanë es kaluar që nga dita kur dha një intervistë për faqen ar mene të lajmeve, CivilNet, më 31 maj, në të cilën aktivisti i njohur opo zitar në rrjetet sociale bëri një thirrje të rrallë për paqe mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjatë kësaj interviste, azeri 27 vjeç tha: “Ju jeni ar menë, unë jam azer. Ndoshta do të ketë njerëz në vendet tona që na quajnë trad htarë, por s’ka rëndësi çfarë thonë ata. Dialogu ynë është mbi rja e varës së parë (të paqes). Mbi të gjitha, sa gjatë do të vazhdojmë që ta vra s im njëri-tjetrin? Kjo duhet të ndalet.”

Në një pikë tjetër të intervistës, ai e krahasoi Azerbajxhanin me Armeninë. “Për mua, ju ar menët jeni të lumtur. Së paku, ju jeni të li rë. Ne po zvarritemi. (Qeveria) na ka gënjyer, duke thënë se fituam, por ku është ajo fitore? A konsiderohet fitore që ne e lamë us htrinë ruse në Nagorno-Karabak”, shtoi ai.

Në Nantes, ai ka marrë një varg kër cënimesh pas kësaj interviste, duke e bërë që të frikësohet për jetën e vet. Mirzali i largua nga Azerbajxhani më 2016 dhe shkoi në Francë, pasi ishte përballur me pre sion të shtuar nga autoritetet në atdhe, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Një ditë pas intervistës, atij dikush ia the u xhamin e veturës dhe i la një letër në gjuhën turke, në të cilën shkruhej: “Kjo është për ty”.  Të nesërmen, ai pa një burrë që fliste në gjuhën azere afër banesës së tij, për të cilin tha se bëri fotografi dhe u mundua t’i hynte në banesë. Mirzali iku nga personi i panjohur para se të vinte po  licia franceze.