Donjeta Sadiku bokson sonte në kualifikimet për normë olimpike

Për momentin, Kosova e ka të garantuar pjesëmarrjen në Olimpiadë me 10 garues, prej tyre 6 kanë fituar normë olimpike dhe 4 të tjerë do të shkojnë me ftesa, ndërsa vendi ynë shpreson që ky numër të ngritet nga sporti i bo ksit dhe i karatesë

Donjeta Sadiku do të ngjitet sonte në ring, në meçin e rëndësishëm që çon drejt normës olimpike. Në fakt, boksieria kosovare nga ora 18:00 do të boks ojë me suedezen, Agnesa Lexiussion, në kuadër të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ky turne po mbahet në Paris të Francës nga sot e deri më 8 qershor. Boksieria më e mirë kosovare do t’i ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Olimpiadë