E dhímbshme/ Kadri Veseli mungon në varrimin e babait të tij (FOTO)

Me mungesë të Kadri Veselit, ka nisur ceremonia e varrimit të babait të tij, Fazli Veselit.

Ekipi i Indeksonline ndodhet aty, ku shihet prani e madhe e qytetarëve në varrimin e të ndjerit, në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës.

Veseli, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, u ka dhënë leje

familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre.

Në varrimin e Fazli Veselit shihet se po merr pjesë gruaja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij, Klestori.

Fazli Veseli ndërroi jetë sot në moshën 94-vjeçare./Indeksonline