E habitshme: 42 vjeçarja e feston me tupana ndarjen nga burri (Video)

Një rast i tillë vështirë se është parë ndonjëherë.

Sidomos në rastet kur ka të bëj me ndarjet e çifteve ose bashkëshortëve. Por, një grua 42 vjeçare nga Turqia vendosi të bënte ndryshe.

Çilem Urkerler, nga Adana e festoi me tupana ndarjen nga burri i saj pas një procesi gjyqësor që zgjati dy vjet.

Ajo mblodhi shoqërinë e saj dhe e gëzoi këtë moment.

Urkerler ishte e martuar për 18 vjet dhe është nënë e dy fëmijëve. Sipas raportimit të mediave turke deri tek divorci erdhi pas problemeve ekonomike.

Rasti ka ndodhur para dy ditëve.