E pazakontë/ Dy ditë pas martesës, gruaja i dhuron veshkën ish-bashkëshortes së burrit

Kjo nuk është një histori dashurie, por është historia e dy grave që tani janë të lidhura së bashku për jetën.

Një grua nga Florida, SHBA, i ka dhuruar një veshkë ish-gruas së burrit të saj, disa ditë pas martesës, dhe tani dy gratë e quajnë njëra-tjetrën “motra nga veshka”.

Debby Neal-Strickland e Jim Merthe ishin martuar më 22 nëntor 2020, 10 vjet pas takimit të tyre të parë. Dy ditë pas ceremonisë, gruaja i dha njërën veshkë ish-gruas së Jim, Mylaen Merthe, e cila po l uftonte një s ëmundje të r ëndë.

“Ajo është një person që kishte nevojë për një veshkë, dhe unë e zotëroja një të tillë. Isha mjaftueshëm e shëndetshme për t’ia dhënë”, thotë 56-vjeçarja Debby, në programin Good Morning America. “Ajo është gjithashtu nëna e fëmijëve të burrit tim dhe së shpejti presin dy nipat e parë.


56-vjeçari Jim e 59-vjeçarja Mylaen, ishin divorcuar një dekadë më parë, por ata ruajtën marrëdh ëniet e mira dhe janë prindër të dy fëmijëve.