E trishtë! Fat keqësia mbulon familjen e Leonardit, nëna lindte fëmijë që vd i snin ose ishin të së.murë(VIDEO)

Cifti bashkëshortësh, Leonardi dhe Lefteria janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku kanë rrëfyer historinë e dhimbshme që ka përjetuar familja e tyre ndër vite. Vetëm së fundmi Leonardit ka hu mbur të ëmën dhe që nga ai moment, i ati e ka lëshuar veten dhe nuk është më si më parë, prandaj ata duan t’i bëjnë një surprizë dhe t’i thonë se nuk do jetë asnjëherë vetëm, pranë tij do qëndrojë gjithmonë djali dhe nusja.

Lefterie: Unë kam 15 vite që jam nuse në këtë shtëpi dhe nga çfarë më ka treguar vjehrra, janë martuar para 40 vitesh, pas një viti martese ata lindin një çun. Pas 3 muajsh që e lindin, doktorët i thanë që është i së murë, ai tani nuk i kryen dot nevojat e tij.

Leonardi: Akoma nuk i ka mbushur 40 vjet, quhet Arjan dhe që në momentin që ka lindur ai asnjëherë nuk ka thënë emrin nënë ose babë.

Lefterie: Pas 3 vitesh lindi im shoq, lindi mirë dhe vjehrra i kishte syte tek ai dhe e kishe shumë pikë të dobët. Më pas thoshte nuk do lind më fëmijë sepse kishte frikë mos i përsëritej historia. Lindi motra tjetër Erjola që është edhe ajo e sëmurë, pas një viti të Erjolës ka lindur një gocë tjetër, pas një viti që mbushi goca tjetër, ka vde, kur. Goca e tretë lindi e së murë, domethënë e katërta nga fëmijët.

Leonardi: Erjola ka kaluar një temperaturë dhe e ka lënë shumë pak me god /itje, për pak gjë vuan ajo.

Lefterie: Pas 3-4 vitesh ka lindur prapë një vajzë, ishte shumë mirë e shkathët, e zgjuar, por në moshën 2-vjeçare…

Leonardi: Me një kokërr fasule duke luajtur në ballkonin e shtëpisë. Kishim fasule se në fshat, i hapnim për t’u tharë. Ajo futi një kokërr në gojë dhe i kaloi në frymëmarrje dhe nuk je toi më sepse fasulja iu byme.

Lefterie: Ajo ka qenë një god itje shumë e madhe për mamin sepse tha atë që e pata të së murë më iku, dhe djalin tjetër të së murë, Erjola më ngeli e sëm urë nga temperatura, këtë që e pata mirë, këtë ma mori zoti. Jeta e tyre është një dramë e vërtetë dhe kur kam ardhur nuse në 2006, e kur mi ka treguar mami të gjitha këto jam tron ditur shumë.

Lefterie dhe Leonardi tregojnë gjithashtu se ata kanë 3 djem dhe të gjithë janë të shëndetshëm, kanë bërë kontrolle të shpeshta nga frika dhe doktorët i kanë qetësuar duke i thënë që çdo gjë është në rregull.

Lefterie tregon se njerëzit e fshatit mendonin që edhe fëmijët e saj do lindnin me probleme shëndetësore, por kjo gjë nuk ndodhi dhe asnjëherë nuk e kishte menduar apo të kishte frikë sepse çdo gjë e ka në dorë zoti. Edhe nëna e Leonardit ndër vite filloi të pranonte realitetin dhe mjaftohej me faktin se fëmijët e të birit janë të shëndetshëm dhe nuk kanë asnjë problem.

Leonardi: Pastaj sëmurët gjyshi nga ana e mamit dhe vd .es. Pas 5 ditësh i bie mamit si një këputje, i masim diabetin, e kishte 600.

Lefterie: Si përfundim e nxorën dhe e sollëm këtu në Tiranë.

Kështu ndodhi që e ëma e Leonardit v d i .q dhe tani ka ngelur babai i cili çdo gjë e ka përjetuar shumë keq. Ata e kanë ftuar në studio për t’i thënë se nuk është vetëm dhe do kujdesen gjithmonë për të. /tvklan.al