E vetme në skenën e madhe, Anxhela Peristeri kryen provën e parë në Eurovision

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri, ka kryer sot provën e parë në skenën e festivalit në Rotterdam të Holandës.

Nga pamjet e provës së parë, është mësuar se Anxhela do të jetë krejtësisht e vetme, e veshur në ngjyrë ari me kristale, ndërsa nuk do të ketë fare balerinë, pra një paraqitje e zakonshme e Shqipërisë në këtë festival.

Edhe komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme që zakonisht Shqipëria dërgon në këtë festival, ndërsa kanë vlerësuar vokalin e fuqishëm të Anxhelës.

Aktualisht kënga e “Karma” e Anxhelës është në fund të sondazheve dhe basteve, duke i dhënë pak ose fare mundësi për të fituar këtë festival.

Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit.