Edhe kur thotë Ramushi kam me ua kthye Zhlebin e Çakorrin, unë prapë i besoj

Reagimi i Loshit në Facebook:

Më erdhi keq kur mësova se shtëpia e Ramush Haradinajt prej 900 metra katrorë në Dragodan e paska vlerën vetëm 300 mijë euro! Po unë Ramushit i besoj. Me thanë ai kosi është zi, unë them i zi është. Edhe kur thotë Ramushi kam me ua kthye Zhlebin e Çakorrin, unë prapë i besoj, sepse Ramushi është njeri i fjalës! Por, pavarësisht besimit tim në Rambushin, janë do fakte që nuk ndërrojnë, si puna e kosit për shembull që prapë mbetet i bardhë dhe Çakorri e Zhlebi që mbeten aty ku janë sot. Gjithashtu, shtëpinë e Ramushit nuk mund ta bëjë kush pronë të veten pa i paguar nja dy-tre milionë euro.

Dhe krejt në fund, dua ta di edhe një gjë. A mundet Qeveria Kurti dhe parlamenti i dominuar nga Vetëvendosje me e kriju një mekanizëm, apo instrument që vlerëson saktësisht pasurinë e secilit dhe të mos lejojë që politikanët rrenca e të korruptuar deri të

veshtë të luajnë me inteligjencën e popullit.