Edhe nga toka, edhe nga qielli: Policia e Kosovë dje ka konfiskuar 507 patentë/shoferë

Policia e Kosovës vetë gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar 507 patentë shofer, nëpër rrugët e Kosovës.
Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë, kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, 38 me dëme materiale. Ndërkaq, 2275 tiketa trafiku të shqiptuara.

Në anën tjetër 31 persona janë arrestuar, 23 janë dërguar në mbajtje, dhe 5 në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë, që lidhur me aksidentet në trafikun rrugor e në veçanti atyre me fatalitet, Policia e Kosovë ka hartuar URDHËRIN OPERATIV “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

Pjesë e këtij plani është edhe përdorimi i dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore përmes dron-ëve, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit.