Eskalon Vuçiq me provokime ndaj Kurtit: Duhet të bëjmë kompromis, bota s’ka lindur kur ju i fituat zgjedhjet!

“Do të jetë shumë e vështirë të flasësh, të bësh diçka, por Serbia duhet të tregojë seriozitet, përgjegjësi, përkushtim”, kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nga Rudna Glava në hapjen e fabrikës së prodhimit të Fabrika e Jumko.

Ai theksoi se kryeministri kosovar, Albin Kurti ka mungesë të kuptimit të realitetit.

“Z. Kurti nuk e kupton plotësisht realitetin, unë e kuptoj atë dhe kjo është arsyeja pse unë nuk jam duke thënë se gjërat janë të mrekullueshme, ideale dhe të mira për ne.

“Kjo është arsyeja pse është më mirë për ne që të bëjmë kompromis, por ai nuk dëshiron ndonjë kompromis. Ai (Kurti) mendon se bota lindi në ditën kur ai i fitoi zgjedhjet dhe se asgjë nuk ndodhi para kësaj”, u shpreh ai.