Ferrari për herë të parë me koleksion veshjesh

Ferrari ka prezantuar koleksionin e tij të parë të modës, duke u ofruar adhuruesve të markës Ferrari një prekje të “modës” në brendësi me një game moderne veshjesh. Ky lançim shënon një hap të madh në strategjinë e re të markës Ferrari, një nga investimet më të mëdha të saj jashtë biz nesit të makinave, nga të cilat kompania pretendon të përfitojë rreth 10% fitime nga 7-10 vjet.

Planet e Ferrarit për të zgjeruar markën e saj përfshijnë gjithashtu një restorant të ri në qytetin e lindjes së makinës Maranello në Italinë veriore me në krye shefin e kuzhinës të nderuar me yje Mi chelin, Ma ssimo Bo ttura.

Veshjet e dizenjuara nga drejtori kreativ Armani Rocco Iannone u shfaqën në një në fabrikën e Ferrarit në Maranello me një pasarelë të vendosur në sektorët e montimit të makinave sportive. Çmimet variojnë nga 200 deri në 3,000 Euro ku nuk do të jenë nën hije edhe fansat e formula 1 me kapele, gota dhe bluza të dashura për tifozët.

Fillimisht koleksioni do të ofrohet kryesisht në internet dhe përmes dyqaneve zyrtare të kompanisë në Maranello, Milano dhe Romë.