Flet projektuesi i Ujmanit: Në rekomandimet e SHBA-së nuk është përfshi asgjë çka duhet

Inxhinieri i ujërave dhe njëri prej projektuesve të Ujmanit, Avni Gjonbalaj, ka thënë se në katër pikat e rekomanduara për liqenin e Ujmanit nga SHBA për Kosovën dhe Serbinë nuk ka asgjë çka duhet të kishte përfshirë.

“Fakti që thirren në marrëveshje konform rasteve në Amerikë është i panevojshëm. Nëse i referohemi Konventës së Helsinkit është e qartë se si duhet të menaxhohen rrjedhat ndërkufitare. Ajo është e mjaftueshme dhe s’ka nevojë të
thirren askund”.

Studimi i fizibilitetit është bërë nga Banka Botërore atëherë para se të jepej kredia. Të gjithë ato janë studiuar deri në detaje. Përveç kësaj, ne e kemi bërë masterplanin e Kosovës, i cili është aprovuar në vitin 1985 dhe në atë dokument shkruhet se cilët janë parametrat e Ujmanit dhe si do të përdoret”.

Gjonbalaj thotë se Serbia fare s’ka nevojë të kyçet në këtë çështje, sepse në atë kohë edhe ajo është pajtuar që të ratifikohet dekreti i Titos nga Kuvendi i Kosovës.

“Serbia e ka dhënë pëlqimin e vet për gjithë parametrat meqë kontrata me Bankën Botërore është ratifikuar në Kuvendin e Jugosllavisë dhe dihet që dekretin e ka nënshkruar Tito dhe e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovës. Prandaj, nuk e di se çfarë ka me pjellë”.


Formimin e një komisioni dyshtetëror s’po e sheh problematike Gjonbalaj, por thotë se krijimi i tyre duhet të bëhet nga dy shtete që e pranojnë njëra-tjetrën.