“Foli kukulla që do e mbajë mend historia vetëm si kukull politike!”

“Dhe çka me fol kukulla historike dhe politike!

Kukulla është kukull dhe nuk bën me ia marrë për të madhe!

Kukulla na tregon se si duhet me punu qeveri e plotë, e denjë, e pastër, pa hipoteka, qeveria e Kryeministrit shqiptar, Albin Kurti!

Pra, mund me marrë me mend, kukulla nuk po e kupton dhe nuk ka asnjë përgjegjësi se çka bëri, si erdhi në krye të një qeverie ilegale, por kukulla po din me dhënë fetfa, po din me dhënë mësim karshi e n’karshi me një bagazh hajnie, me një bagazh më shumë se qesharak e më shumë me stil të mjerë çilimije!

O burra të dheut, nuk po fol asgjë se shkoi pa pikën e dijes në Amerikë, shkoi në Amerikë me direktiva të Hashim Thaçit dhe me aminë të kryesocilaistit, komunistit të të gjitha kohërave, Isa Mustafa; Huti nuk kishte shkuar në Amerikë si Abdulla Hoti, por në Amerikë kishte shkuar si Abdalla Huti dhe tani po del në foltore, lyhet, arsyetohet, lavdërohet sikur ai ishte legjitimi, ai kishte të drejtë me qenë në krye të Kosovës dhe nuk turpërohet, as nuk skuqet, sepse kështu e kanë mësuar Hashimi dhe Isa Mustafa bashkëveprimtari i Morinës!”

Liza BEQAJ gazetare në A news24