Gaxherri e ashpër me deputeten e VV’së: Kurr mos ju pafshin fëmijët tuaj…

Gaxherri e ashpër me deputeten e VV’së: Mos të pafshin fëmijët tuaj me këtë mosrespekt ndaj më të vjetrës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Besa Gaxherri, ka pasur një debat të ashpër mbrëmë me deputeten e Vetëvendosjes Arbëreshë Kryreziu, ku kësaj të fundit i tha të ketë kujdes edhe me sjelljet me më të rriturit.

Gaxherri duke folur për Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë tha se nuk është shkuar në Washginton për ta marrë njohjen nga Serbia, por se kjo është shpikur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ku ndaj pasoi edhe debati me deputeten e VV’së Arbëreshë Kryreziu, ku i kërkoi të sillet më mirë me më të vjetrit.
“Është e keqe të manipulohen qytetarët. Nuk është e vërtetë që është shkelur Kushtetuta. Kryeministri është legjitim sepse është i zgjedhur nga populli.

Ju e keni shpikur sepse askush nuk ka thënë se po shkojmë në Washington për ti marrë njohjen nga Serbia”, tha Gaxherri në Klan Kosova, derisa Kryeziu nuk e linte të fliste, dhe pastaj reagoi ashpër Gaxherri.

“Mos të pafshin fëmijët tuaj me këtë mosrespekt ndaj më të vjetrës. Kthejllu, dhe kujdes çka po flet.”, i tha ashpër Gaxherri, Kryeziut të VV’së, derisa kjo i tha se “unë jam nënë dhe e di çka po flas, po flas si një e rritur.

Tutje, Kryeziu tha se se beson që do të vijë shumë shpejt momenti kur mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti.