Gruaja fatlume, gjen diamant në një vezë pule ! Ja sa para kushton

Të gjesh perla në guaska është e mundur por të gjesh diamant në një vezë, nuk është dëgjuar më parë.
Sally Thompson nga Mbretëria e Bashkuar kishte përgatitur vezë të ziera për mëngjes por teksa kafshoi njërën ndjeu diçka të çuditshme në gojë.

Në fillim ajo nuk e kishte ditur se nga vinte por përpos se nga veza nuk kishte mundësi tjetër.

Edhe pse e çuditshme ajo e mori diamantin dhe shkoi të konsultohet me një argjendar, i cili i vërtetoi se ishte një gur i çmueshëm qe duket se kushtonte shumë.

Ndërsa një fermere e vezëve tha se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse pula e kishte gëlltitur këtë gur i cili nuk ishte tretur dhe kishte kaluar traktin digjestiv si i tillë.

VIDEO