Hirushet e Evropës, vajzat e zakonshme që u bënë princesha

Meghan Markle dhe Kate Middleton janë nga figurat më të përfolura të monarkisë në të gjithë botën, por ato nuk janë të vetmet që para se të vinin kurorë kishin një jetë të thjeshtë.

34-vjeçarja Sofia Kristina Hellqvist para se të njihte Princin Charles Philip të Suedisë punonte si kamariere, shitëse, modele bikinish dhe showgirl. Në 2015-ës ajo shkoi nç altar me princin e saj dhe më vonë u bënë prindër të 3 fëmijëve

Mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë Mette-Marit u njoh me princin e kurorës në një festival muzike. Ajo ishte 48-vjeçare rebele, me stil punk dhe nënë beqare.

Maxima e Holandës ish konsulente financiare nuk e dinte se kishte të dashur mbretin e ardhshëm të Holandës. Ai nuk i tregoi që në fillim kush ishte dhe në momentin që u rrëfye, Maxima qeshi me të madhe dhe nuk e besoi.

Princesha Mary e Danimarkës ishte menaxhere marketingu. E njohu Princ Frederik në vitin 2000, në një disko në Sydney dhe u martua me të në 2004-ën.

Mathilde e Belgjikës ishte një terapiste e të folurit kur u njoh me pasardhësin e fronit, Philip. Punoi deri kur u martua dhe u bë princeshë.

Letizia e Spanjës në vitin 2003-in ra në dashuri me Princin Felipe dhe asokohe ishte një nga gazetaret më të njohura në karrierë.