Hoxhaj: Heu Albin eh “pehlivan” po burri fortë po na del !

Kryetari i PDK-së iu përgjigj kryeministrit Kurti duke i thënë “pehlivan” e më pas edhe Lumir Abdixhiku nga LDK-ja.

“Ndodh shpesh që në situata komplekse shtetet e humbin qëllimin. Ju nuk keni as vizion as plan e as vullnet për ta udhëheq këtë proces,” – u shpreh Hoxhaj duke i bërë thirrje opozitës që t’i ndihmojnë kryeministrit përmes një platforme.

Më pas fjalën e mori kryetari i LDK-së.

“Kryeministri nuk dëshiron ta flas të vërtetën. E para që njeriu ka protestu kundër dialogut pa kushte shkon e dialogon të martën pa kushte.” – deklaroi z. Abdixhiku.

Ai i përmendi edhe bashkëpunimin si opozitar dhe rezolutën që kryeministri të raportojë para dhe pas takimeve në Bruksel.

“Po e shoh që po ankohesh. E ke pushtetin, anuloj krejt marrëveshjet. Veç drama mos bëj.” – shtoi ai.

Në fund fjalën e mori edhe Ramush Haradinaj.