I riu nga Drenasi lëshon Kosovën: Lamtumirë Kosovë, e ju politikanë “ishalla” krejt si Xhavit Haliti bëheni

Një i ri nga Drenasi ka vendosur që të largohet nga Kosova. I riu, Labinot Gashi nga Drenasi ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka dhënë edhe arsyet se pse po largohet. Mes tjerash në shkrimin e tij Gashi ka uruar politikanët të behën të pasur sikurse Xhavit Haliti.

Postimi i plotë:
Lamtumire Kosove!

Edhe une si çdo i ri tjeter pa perspektive ne Kosove,po iki ne rrugen qe nuk e kisha menduar asnjehere. Familja ime nuk me rriti,nuk me shkolloje qe une te largohem por te punoj per shtet,por kjo mundesi nuk po me jap asnjehere. Prandaj u detyrova te marre kete rruge,qe tash me dashje a pa dashje eshte rruge e te ardhmes time.

Lamtumire Kosove….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti beheni milionera. Veç mbane mend bre burra,qe gj a k u i deshmoreve ka me ju za,loti i nenave ka me ju v r a.