Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, deklaron se ka mbi 6 milionë euro para të gatshme

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), se ka 6 milionë e 311 mijë e 984 euro, para të gatshme në bankë, shkruan Gazeta Metro.

Arta Rama-Hajrizi, ka deklaruar se ka mbi 6 milionë euro para të gatshme në bankë, derisa nuk është saktësuar se prej nga vijnë këto të ardhura.

Në llogari kursimesh ajo po ashtu ka të deklaruara edhe 3 mijë euro të tjera.

Ndërsa pasuri të paluajtshme i ka mbi 300 mijë euro në prona të përbashkëta familjare e
po ashtu ka edhe aksione në dy shoqëri komerciale.