Ka njerëz që janë robër të kufizimeve të tyre që nuk janë në gjendje t’i kuptojnë dhe të tjerët janë verbuar nga egoja dhe e vetmja gjë që ata duan është të kenë të drejtë edhe nëse nuk janë të tillë.

Gomari i tha tigrit: “Bari është ngjyrë blu”.
Tigri u përgjigj: “Jo, bari është gjelbër”.
Diskutimi u ashpërsua dhe të dy vendosën ta paraqesin atë në arbitrazh dhe për ta bërë këtë ata shkuan përpara luanit, mbretit të pyllit.

Pa pritur që ti jepej fjala, ndërsa luani ishte ulur në fronin e tij, gomari filloi të bërtasë:
– “Lartmadhëria juaj …A nuk është e vërtetë që bari është blu? Tigri nuk pajtohet me mua dhe kjo më shqetëson, ju lutemi ta ndëshkoni”.
Luani u përgjigj: “E vërtetë, bari është blu dhe meqenëse tigri vazhdon merret me ty dhe të kundërshton do të dënohet me 4 vjet heshtje”.
Gomari u hodh nga gëzimi dhe vazhdoi rrugën e tij,i lumtur dhe duke përsëritur: “Bari është blu” …
Tigri e pranoi dënimin e tij për 4 vjet, por para se të largohej nuk mundi të rrinte pa pyetur luanin: “Madhërua Juaj… Pse më dënuat? Në fund të fundit, bari është i gjelbër, këtë e dinë të gjithë”.

Luani u përgjigj: “Në realitet, bari është i gjelbër dhe dënimi nuk ka lidhje me përgjigjen që ke dhënë.
Dënimi është për faktin se nuk është e mundur që një krijesë e guximshme dhe inteligjente si ti të humbasë kohën duke u grindur me një gomar dhe të vijë të më shqetësojë me këtë pyetje “.
MORALI
Mos humbni kurrë kohë në argumente që nuk kanë kuptim …
Ka njerëz që janë robër të kufizimeve të tyre që nuk janë në gjendje t’i kuptojnë dhe të tjerët janë verbuar nga egoja dhe e vetmja gjë që ata duan është të kenë të drejtë edhe nëse nuk janë të tillë.