Kamarierëve shqiptarë po u vjen era djersë, s’po mund as të hash ushqim

Avokati Arianit Koci ka dhënë përshtypjet e tij lidhur me aspektin turistik dhe atë hotelerik në Shqipëri.

Ai, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka dhënë komente negative lidhur me çështjen në fjalë, derisa ka përdorur edhe shprehje pezhorative për kamerierët atje.

“Nuk ka mjaftueshëm kamariera në Shqipëri. Ti si turist bën vërejtje se kur po ta bjen kafen, qaq i ngarkum ai me punë, po ta bjen kafen, po i vjen era djersë”, ka deklaruar Koci.

“E kom pa që ka fillu një vlerë reale e tregut të turizmit: Çka pagun ke fillu me e marrë. Në Francë, është e vërtetë që është shtrejtë, por ta jep shërbimin e mirë. Në Shqipëri deri vonë, si e paguve lirë si e paguve shtrenjtë, shërbimi ka qenë i dobët”, ka thënë tutje ai.

‘Pastërtia ka fillu gradualisht me u ngrit por shërbimi në restorante është ende shumë i dobët”, shtoi ai.