Kamioni hyn mes tur mës së komu nitetit L G B TQ, një person v d es

Një person mbeti i vd e k ur dhe një tjetër i pl a go sur rëndë, pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Wilton Maneors të Floridas, 10 milje në veri të Fort Lauderdale, vetëm pak pasi kishte nisur parada e krenarisë dhe festivali i rrugës.

Në bazë të raportimeve, një burrë, i cili ndodhej brenda në kamion, ishte në të njëjtën vijë me të tjerët gati për nisjen e para dës kur shtypi gaz in dhe u fut mes njerëzve. Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa po li cia është shprehur se nuk dihet nëse burri ka vepruar qëllimisht apo jo.

Megjithatë, më vonë në mbrëmje dolën raportime se ky mund të ketë qenë një ak s ident tr a gjik i pa qël limshëm. Kamioni i shoferit ishte i zbukuruar me flamurin me ngjyra të kom unitetit L G B TQ dhe burri kishte veshur po ashtu një bluzë në mbështetje të meshkujve ho m ose ks ualë.

Ndërkohë është mësuar se vetë shoferi ka thënë para policisë se këmba e tij u bll okua midis pedalit të gazit dhe fren imit duke bërë që ai të hu mbte kon trollin e aut omjetit.