Këto dy ditë pritet që Kurti ta lirojë nga detyra e ministres Donika Gërvallën

Burime mirë të informuara të gazetës “Epoka e re” kanë treguar se ka pë r plasje mes kryeministrit Albin Kurti dhe Listës Guxo në lidhje me punën e ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.

Këto burime thonë se nuk ka pajtim në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për shkarkimin e Gërvallës, por Kurti thuhet se këto dy ditë do ta lirojë nga detyra e ministres Donika Gërvallën, sidomos tash së fundmi pas skandalit të radhës ku në llogarinë e saj në “Twitter” ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s, kur ka takuar sot sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Burimet e “Epokës së re” tregojnë se Gërvalla do të mbetet vetëm në postin e zëvendëskryeministres së parë.

Gërvalla prej se e ka marrë detyrën e ministres ka bërë akuza të pabaza ndaj UÇK-së.

Ditë më parë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Lu ft ëtarëve të Ushtrisë Çl i rimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka dorë zuar te kryeministri Albin Kurti një kërkesë për shka rkimin e saj nga pozita e ministres.