“Kimeteee, prite 100 ditë në vetmi, ministre nuk pate fat me u bo!”

“Kimete Berisha priti 100 ditë, ama 100 ditë ishte në vetmi, por minstre nuk pati fat me u bo! Kimete Berisha po punon në “carinë” dhe po i numëron sa shqiptaë po vijnë në Kosovë dhe sa po largohen, por prap se pati fat me u bo ministre! Kimetes po ia ninë shumë a kanë shqiptarët punë, po ia ninë shumë a ka papunësi, por ministre nuk u bo! Kimeten nuk po e zë gjumi natë se sa shiptarë po punësohen dhe sa po mbeëten pa punë, por ministre jo , nuk bohesh!

Hallin, dertin e shqiptarëve nuk ka nevojë me bajtë qeveria në Kosovë, sepse po e mban Kimetja Berisha duke u rrezit nën hije të qershisë, por përsëri ministre nuk u bo! Qeveria nuk bën mirë, sepse po duhet me e pyet Kimeten si me punu, si me qeveris, kur me e liru e kur me shtrejtu rrymën, sepse ajo është Kim kim Kardashian e Kosovës, por ministre nuk u bo! Dhe, për dialogun duhet me pyet hanëm Kimete, sepse ajo po i din të tana, ama ministre nuk u bo!

Liza Beqaj gazetare në A news24