Kjo është Kosovarja e cila që nga mosha 12 vjeçare është mësuese në Gjermani! (VIDEO)

Gerta Myftari është e reja nga Kosova, e cila ndonëse në një moshë mjaft të re ka korrur disa suksese të rëndësishme, shkruan OnAir.

Ndonëse vetëm 16 vjeç, ajo tashmë ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe. Ky libër titullohet “Coldhearted mafía boss” dhe është një përzierje e zh anreve të krímit dhe romancës.

Gjithashtu Gerta është shpallur nga ministria në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku edhe jeton. Një tregues i intelektit të saj është edhe fakti se ajo që prej moshës 12 vjeçare ka qenë mësuese. Për këtë pozicion ajo është rekomanduar nga mësuesit e saj të cilët intelektin e saj e dalluan që në atë moshë.

Pavarësisht këtyre sukseseve, ajo thotë se për shkak të tipit të saj të mbyllur ajo nuk ka shumë shoqëri.

Gjatë intervistës me anë të lidhjes direkte me emisionin “Alarm” ajo tregon edhe disa nga planet e saj për të ardhmen ku ndër të tjera ajo shprehet se ka planifikuar të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë.

Intervistën e saj të plotë e gjeni në videon më poshtë: