Kjo është videoja që Albin Kurti nuk do dëshironte ta shikonte! (Video)

Në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në Radio Televizioni e Kosovës pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti kishte thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri.

“Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri.

Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin.”, kishte deklaruar Kurti.

Intervista e Kurtit është e publikuar edhe në kanalin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje në “Youtube”.