“Kur Hashimi dekoroi Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave” (PAMJE)

Hashim Thaçi kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave ish të dërguarin special të ish Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi asokohe tha se Grenell ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që të arrihet marrëveshja ekonomike me Serbinë.

“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, tha presidenti Thaçi para mediave.