Kur ndalet PDK ndalet Kosova, ne nuk mund të na gjunjëzojë askush

Uran Ismaili ka thënë se një PDK e fortë që rikthehet aty ku e meriton, aty ku e presin qytetarët, sërish do të jetë urë që e lidh Kosovën me të ardhmen më të mirë.

Kjo nuk është një Konventë e zakonshme dhe kjo nuk është një situatë e lehtë.

Të gjithë jemi me emocione të përziera sot.

Vështirësia në të cilën ndodhemi, për shkak të një imponimi që na është bërë nga jashtë, duke mbetur pa liderët tanë këtu, secilin prej nesh na obligon që të jemi më të vëmendshëm për tashmen dhe të ardhmen.

Dy themeltarët dhe frymëzuesit, jo vetëm të partisë sonë, por të tërë Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, e presin këtë nga ne.

PDK-në nuk mund ta gjunjëzojë askush përballë krenarisë sonë për vlerat që i kemi dhe për ato vlera që së bashku do t’i ndërtojmë.

Nuk ka qenë e lehtë të shihej e ardhmja, kur atë e kishe parë UÇK-ja.

Ajo pashmangshëm u bë urë ndërmjet lirisë që erdhi nga lufta e UÇK-së dhe nevojave të qytetarëve për të dalë nga rrënimi, për ta zhvilluar një shoqëri demokratike dhe për ta lindur e ndërtuar shtetin tonë.