“Kurgjo puna e Albin Kurtit”

Janë bërë 100 ditë qëkur Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurti mori udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

E, për këto ditë të qeverisjes, ish-këshilltari i Kurtit, Driton Tali, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook.

Tali duke ironizuar ka thënë se nuk ishte asgjë puna e kryeministrit Albin Kurtit.

Ai madje, vazhdon me ironi duke thënë se Kurti edhe me tej nuk arriti t’i heq Kosovës vizat.

Ky shkrim i Talit, vije si përgjigje ndaj opozitës për kritikat që së fundi janë lëshuar drejt shefit të qeverisë.

Ja shkrimi ironizues i tij:

Kurgjo s’ish kon kjo puna e Albinit!!!

Do m’i bo tre muj n’pushtet a hala as nuk na i hoqi vizat, as nuk e detyroi Serbinë me na njoftë, as nuk na anëtarsoi n’OKB, as nuk na i rriti rrogat, as nuk ndërtoi asnji fabrikë për vende t’reja t’punës, as nuk e boni vetingun, as nuk i boni reformat n’Gjyqësor .…